Real Madrid fitoi ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 1-2. Për Los Blancos shënuan Karim Benzema dhe Cesemiro, por tek dy golat i asistoi Cristiano Ronaldo.
Gjithsesi kjo duket se nuk ia mbushi syrin trajnerit Zinedine Zidane, i cili në minutën e 79-të e zëvendësoi portugezin me Iscon.
Kjo gjë e nervozoi shumë CR7, por tashmë mediat në Spanjë kanë mësuar edhe fjalët e tij pas zëvendësimit.
“Pse unë?” dhe pastaj një të sharë “F***”, ishin fjalët e Ronaldos pasi i tha dorën teknikut francez.
(m.k/BalkanWeb)