Fituesi i 5 “Topave të Artë” Cristiano Ronaldo  duket se ka një të shkuar, e cila do ta dëmtojë në imazhin që ka ndërtuar prej vitesh si futbollist.

Një grua nga Las Vegasi,  ka bërë një deklaratë të fortë, e cila pretendon që e ka dhunuar 9 vite më parë në një hotel: “Ai është njeriu që më ka dhunuar në një hotel në vitin 2009”.

34-vjeçare, Kathryn Mayorga, ka thënë se në vitin 2009 dhe më vonë portugezi i ka dhënë asaj 375 mijë dollarë amerikanë në mënyrë që ajo të heshtë.

Auto Ronaldo Der Spiegel1538139305
Auto Ronaldo Der Spiegel1538139305

Sipas Mayorgas, ajo është dhunuar seksualisht në formë të vazhdueshme. Pas kësaj ajo tha se Ronaldo e pyeti atë nëse ka dhimbje. Dhe ajo e ka quajtur Ronaldon si “djalë të mirë” vetëm për 1 për qind.

“Ajo thoshte jo dhe stop disa herë”, citohet Cristiano Ronaldo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb