Kristiano Ronaldo kthehet të flasë për Realin e Madridit pas largimit të tij në verë për t’u bashkuar më Juventusin. Portugezi, nëpërmjet RMC Sport, ka folur për rikthimin e francezit në krye të stolit të “Los Blancos”, duke e vlerësuar maksimialisht atë.

“Besoj se Zidan është në gjendje për të drejtuar në mënyrë inteligjente një skuadër. Nuk është një situatë e lehtë sepse të gjithë lojtarët duan të luajnë më shumë. Por ai di të punojë mjaft mirë dhe do të rrijë t’i bindë të gjithë që të përqafojnë projektin e tij,” u shpreh CR7.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb