Kristiano Ronaldo mendon se ai vetë, por edhe rivali i tij më i madh në futboll, argjentinasi Leo Mesi, janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, për vetë faktin se sulmuesi luzitan dhe 27-vjeçari i Barcelonës janë të vetmit që kanë ruajtur një ritëm të lartë në fushat e futbollit për një kohë shumë të gjatë. Këtë të hënë Ronaldo fitoi në Zyrih për herë të tretë në karrierë “Topin e Artë” dhe tashmë ndodhet vetëm një trofe larg Mesit. “Për të qenë i sinqertë, asnjëherë nuk e kam menduar se do të shfaqesha në një nivel kaq të lartë për një kohë shumë të gjatë. Të gjitha këto kanë ndodhur pa e kuptuar dhe vitet kanë kaluar shumë shpejt. Për mendimin tim, gjëja më e vështirë në futboll është të ruash nivelin e lartë për një kohë të gjatë. Jam krenar që jam përzgjedhur në 11-shen më të mirë të vitit, por edhe në treshen e finalistëve të ‘Topit të Artë’ për të 8-tin vit radhazi. Besoj se diçka të tillë shumë pak lojtarë e arrijnë dhe, përveç meje, i vetmi që e ka bërë është Lionel Mesi”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: