Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar pretendimet e fundit për trafik ndërkombëtar armësh dhe denoncimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Përmes një reagimi, Këlliçi akuzon Ramën se, sipas tij, ka ngritur një skemë që synon përfitime nga trafikimi i armëve dhe manipulimin e partnerëve ndërkombëtarë.

“Plani diabolik i Edi Ramës parashikon jo vetëm ta bëjë Shqipërinë plaçkë duke e ndarë mes miqsh, jo vetëm të bëjë para me trafik ndërkombëtar armësh, por edhe të mashtrojë partnerët me në krye amerikanët! Roni i punëve të pista, ka skemën gati për të mbyllur gojën e Ambasadës Amerikane.

Ne presim dhe kërkojmë hetim të thellë e të shpejtë të kësaj afere, si dhe gjithashtu informacioneve të besueshme se denoncuesit Arben Ahmetaj, ish-zv. Kryeministër dhe krahu i djathtë i Ramës, po i kërcënohet jeta dhe familja nga banditë të lidhur me miqtë ukraino-rus të kreut të Organizatës. Presim dhe nxisim partnerët të reagojnë ndaj këtij komploti të rëndë që cënon edhe sigurinë e tyre.”, shkruan Këlliçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb