Mesfushori i Kombëtares shqiptare Odise Roshi, ishte një nga më të mirët në fushë në sfidën ndaj Lihtenshtejnit duke arritur të shënojë edhe golin e avantazhit për kuqezinjtë.

Në konferencën për shtyp para gazetareve, fieraku ka folur për sfidën e datës 5 shtator ndaj Maqedonisë duke deklaruar se do të jetë një ndeshje agresive dhe tepër e vështirë. 26-vjeçari beson te një mrekulli për të kapur vendin e dytë në grup.

Për ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit
“Nuk ishte ndeshje e lehte, pjesën e parë kemi pasur disa probleme sepse ata kanë luajtur në mbrojtje. Jo se kemi luajtur dobët, kemi berë një pjesë të parë të mirë, por nuk arritëm të shënonim. Pjesën e dytë pastaj kemi arritur të shënonim 2 gola. Në klub nuk kam pasur shumë minuta, kam ndenjur 3 jave jashtë për shkak të një dëmtimit në gju, ndërsa tani jam rikuperuar nuk po aktivizohem nga trajneri.”

Frika për një disfatë ndaj Lihtenshtejnit
“Nuk ka skuadra të lehta, e mendoja ndonjëherë se do të ndodhte si ndaj Luksemburgut por kisha një besim që do e fitonim këtë ndeshje.”
21298806_337140290045147_854422156_o

Sfida me Maqedonisë

“E mbaj mend ndeshjen ndaj Maqedonisë, ka qene atmosfere jo e mire me thirrje raciste. Shpresoj që të martë të jetë ndeshje “fair play”. Ata kanë lojtarë cilësorë, i njoh 2-3 lojtarë. Kanë marrë 3 pikë kundra Izraelit dhe do të jetë një ndeshje shumë agresivë. E rëndësishme është të marrim 3 pikë, por dhe1 pikë do të na kënaqte.”

Marrëdhënia me mbrojtësin e Maqedonisë, Zhuta

“Gjatë javës nuk kam folur. Zhuta ma njeh lojën dhe unë atij, por shpresoj të dal fitues.”

Ndryshimi i De Biazit nga Panuci

“Më pëlqen loja e të dyve se luajnë të dy me krahët. De Biazi më liberal.”

Mundësitë për vendin e dytë

“E pamundura nuk egziston. Do japim 100 %, sa do marrim është gjë tjetër.”

Për Balën

“Bekimin e njoh prej 11 vitesh, e njohim lojën e njeri-tjetrit. Është kënaqësi të luash kundër tij është një lojtar goli. Shpresoj të rikuperohet sa me shpejt se ka pasur një problem me gjurin”./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: