FIER-Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij më të madhe.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në Fier. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se bëhet fjalë për Llazar Lulen, i cili akuzohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases me inicialet V.L, 52 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Llazar Lule, 48 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases V.L, 52 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb