TIRANE – E ftuara e radhës në Kurthin e Piter Panit, këngëtarja e njohur Eli Fara, është përballur sonte me pyetjet pikante të të vegjëlve të spektaklit. Mes shumë të tjerave, që e vunë në siklet këngëtaren, fëmijët, natyrisht, nuk ia kursyen as pyetjet për të bijën Marinën.
eli-marina-fara
Vajza e njohur e këngëtares, aq e pëlqyer dhe e komentuar edhe në rrjetet sociale, ka madje edhe më shumë fansa se e ëma: “Sepse është më e bukur se unë” – i përgjigjet kësaj pyetjeje këngëtarja, por pa ia lënë mënjanë Marinës edhe shpirtin e bukur: “Unë e kam kaluar jetën me Marinën, ajo ka një shpirt dhe mendje më të bukur se pamja e saj dhe për këtë jam krenare.”
e287d071-6864-42db-9afc-0e49e603a798---0
Por cila është sakrifica më e madhe që Eli ka bërë për të bijën, ishte pyetja e radhës nga fëmijët. Natyrisht, ka pasur shumë të tilla thotë ajo, por nëse do ta universalizonte, do të përgjigjej: “Sakrifica më e madhe është që unë ia kushtova jetën asaj” – tha artisja duke u shoqëruar pas kësaj përgjigjeje me duartrokitjen e të gjithëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: