TIRANE – Aktorja dhe prezantuesja e njohur Jonida Vokshi ka qenë e ftuara speciale e emisionit “Pop Culture”. Në intervistën e gjatë, artistja ka rrëfyer për një sërë gjërash, që nga karriera, preferencat e saj, etj. Pyetjes së gazetares se cfarë e shtyu të merrte pjesë në një konkurs bukurie Jonida iu përgjigj se ka qenë thjesht një ekspeiencë që të merrej me modeling. Ka qenë viti 2003 dhe ajo ka qenë thjesht 17 vjece dhe e ishte eksperienca e saj e parë.
Është më i vështirë ekrani i vogël apo ai i madh? Ku e ndjen më shumë konkurrencën?
Jonida Vokshi: Nuk bëhet fjalë për konkurrencë. Duke qenë e shpërndarë tek të dyja nuk i kam kushtuar vëmendje konkurrencës. Por janë dy gjëra të ndryshme se konkurrenca në ekranin e vogël është e përditshme, ndërsa ajo në ekranin e madh mund të ndodhë njëherë në jetë.
Ti e di sa e bukur dhe e talentuar je?
Jonida Vokshi: Jo, madje ndihem në siklet kur ma thonë të tjerët. Më pëlqen ta dëgjoj, por ndihem edhe në siklet, sidomos kur thonë ‘sa e bukur’, ‘sa kinge’, etj. Preferoj më tepër vlerësimet për profesionalitetin.
Ti sapo ke përfunduar xhirimet e një filmi të ri, çfarë mund të na thuash?
Jonida Vokshi: Ka një javë e ca që ka përfunduar. Ishte një film me një skenar fantastik, plus regjisori është shumë i talentuar. Isha një vajzë 7-8 muaj shtatëzënë, një eksperiencë që ishte shumë e veçantë për mua. U përdor një bark prej silikoni, por me kalimin e ditëve u mësova dhe më pas s’e lëshoja barkun.
Po teatri?
Jonida Vokshi: Teatri është si dashuritë e para. Është deri diku prezent në jetën time, por do të mbetet gjithmonë ashtu. Kushtet në teatër nuk janë më të mirat, por dua t’i rikthehem sepse ajo që më jep më shumë emocion është marrëdhënia direkte me publikun. Është një magji që nuk e ka askush tjetër, as televizioni, asgjë.
Së fundmi është diskutuar skandali i Ëeinstein. A ke patur në eksperiencën tënde ngacmime?
Jonida Vokshi: Jo. Sepse jam futur që e vogël në botën e aktrimit, jam rritur në Kinostudio dhe i njoh të gjithë, të vjetrit e të rinjtë, aktorë e regjisorë. Edhe kur kemi bashkëpunim sot më trajtojnë si atë gocën e vogël dikur.
Po sa i takon dashurisë?
Jonida Vokshi: Do të doja që një dashuri që e meriton të përfundojë me martesë.
Çfarë duhet të ketë ai djali një karakteristikë?
Jonida Vokshi: Si nisje e parë, sepse gjatë rrugës do ketë të tjera, duhet të ketë karizmën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb