Ish-futbollisti argjentinas Diego Armando Maradona ka rrëfyer në një intervistë për Canale 5 se hera e parë kur ai konsumoi drogë ishte në moshën 24-vjeçare kur luante me Barcelonën. Tani ai është penduar dhe e konsideron atë si gabimin më të madh të jetës së tij.

“Isha 24-vjeç kur konsumova drogë për herë të parë. Në Barcelonë. Ishte gabimi më i madh i jetës sime,” tha ish-lojtari në një intervistë të bërë mbrëmjen e djeshme në një program në televizionin italian Canale5.

Maradona siguroi se kishte 13 vite pa konsumuar drogë dhe tha se e konsideronte veten me fat që e kishte lënë pasi nëse do të kishte vazhduar ashtu, tani do të ishte i vdekur.

Argjentinasi zbuloi disa nga problemet që pati me drogën: “Droga është problemi më i madh, ajo vret. Jam i lumtur që arrita ta mund, pasi mund të isha i vdekur tashmë”.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: