“Nuk do të jem hipokrit, nuk shkova në Kinë për arsye sportibe. Kisha edhe dy vite të tjera kontratë me Atletikon e Madridit dhe Simeone më donte ende në ekip”. Augusto Fernandez, ish-mesfushori i “colchoneros”, ka rrëfyer kalimin e tij te Bejing Renhe dy vite më parë.

“Në Kinë ndihem mirë, kam ndërtuar raporte dhe me disa miq kemi hapur një restorant argjentinas. Futbolli kinez nuk duhet nënvlerësuar. Nuk luhet me top letre. Provojeni ju të ndiqni me vrap një lojtar kinez. Janë lojtarë të shpejtë dhe agresivë”, fjalët e nënkampionit të botës me Argjentinën.

Augusto Fernandez, 34 vjeç, ka mbyllur kontratën e tij me BJ Renhe dhe nuk e ka përjashtuar rikthimin në Europë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb