TIRANË- “Kur të gjithë merreshin me mua, unë bëra një libër”. Në një rrëfim të sinqertë për studentët e ekselencës në emisionin “Vila 24” në News 24, gazetari Alfred Peza ka kujtuar momentet e vështira të përballjes me akuzat për “fshehje të ardhurash”, “pastrim parash” e “mos deklarim pasurie”.


E ndërsa shprehet se nuk do të flasë para drejtësisë, Peza tha se gjatë kësaj furtune në jetën e tij ai zgjodhi të shkruante një libër, “Sarah” të bazuar mbi një figurë historike, Sarah Blloshmi.

“Ky libër është pjesë e një projekti triologjik, ku pas Ahmet Zogut do të pasohet besoj vitin e ardhshëm me një libër për Enver Hoxhën, dhe më pas për një lider shqiptar të pas ’90, të epokës së pluralizmit, sepse në këtë mënyrë, unë dua që nëpërmjet tre personazheve politikë më të rëndësishëm ose jo, të historisë së Shqipërisë, të shpjegoj sipas meje historinë e vendit tonë”, tha gazetari.


E për të shpjeguar se sa e rëndë ka qenë situata e krijuar edhe për familjen e tij, ai tregoi një bisedë të zhvilluar mes vajzës së tij maturante dhe bashkëshortes gjatë verës së kaluar, teksa qëndronin të ulura në një shezllon.


“Për të kuptuar se si e ka pritur familja ime, po ju tregoj një bisedë të vajzës me bashkëshorten. Ishte verë, ato ishin të ulura në shezllong. Ajo i thotë o ma…Ai babi në çfarëdolloj jete do jetë heroi im! Si ka mundësi që mbajti 3 milion njerëz në kurriz a ngeli ndonjë shiqiptar pa u marrë me babin? Po si nuk e ndryshoi njëherë buzëqeshjen mënyrën e komunikimit me ne, si nuk e ndryshoi njëhëerë mënyrën e hapjes së derës…”,- përfundoi ai rrëfimin.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste ndër të tjera iu shmang pyetjes për të treguar personazhin e tretë të triologjisë, politikanin pas viteve ’90 për të cilin do të shkruajë. “Do të jetë një lider politik mjaft aktiv. Por mos harroni që zakonisht zgjidhen at personazhe që nuk priten”,- tha shkurt Peza.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: