Robert Lewandowski u “divorcua” me Bayern Munchen këtë verë, duke zgjedhur të transferohet te Barcelona. Sulmuesi polak ka dhënë një intervistë për Sport1, ku ka rrëfyer pothuajse gjithçka.

“Ishte e pabesueshme. Nuk prisja që të shihja kaq shumë tifozë në prezantim. Nuk ka rëndësi nëse kishte më shumë krahasuar me lojtarë të tjerë si Ronaldinho apo Ibrahimovic, por ato ishin kohë të tjera. Ishte diçka e bukur, një eksperiencë që nuk do ta harroj kurrë”.

Bayern:Kisha nevojë për këtë ndryshim, për një transferim në një shtet dhe një klub tjetër. Ndihem si një fëmijë që ka gjetur një lodër të re. Bayerni dhe qyteti i Mynihut kanë shumë vlera për mua, vajzat e mia kanë lindur aty. Ato 8 vite nuk do ti harroj kurrë dhe Bayerni do të jetë gjithmonë në zemrën time. E di që mund të kem lënduar shumë tifozë dhe u kërkoj falje. Por ishte vërtetë i nevojshëm një ndryshim”.

Barcelona: “Kur Barça trokiti në derë, ishte mundësia e vetme për mua. Kisha oferta të tjera, por nuk më interesonin. Topi i artë? E para është skuadra. Çmime të tilla janë të bukura, por nuk erdha për këtë në Spanjë”- Tha ai.

Hy
Hy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: