TIRANE- Duke nisur nga 1 Janari i vitit që vjen, pritet të ndryshojnë rregullat për tu, pajisur me patentë ndërsa qytetarët do të kenë dy mundësi për të zgjedhur.

Njëra duke kryer testin për makinat me kamio automatike, gjë që i jep të drejtën e përdorimit vetëm për këto lloj automjetesh dhe provimi tjetër është ai ekzistues, duke iu nënshtruar provimit për kamio manuale, gjë i hap rrugë përdorimit të dy llojeve të automjeteve, sipas Tv Klan.

Drejtuesit e automjeteve, që aktualisht kanë në përdorim lejen e drejtimit për kategorinë B, nuk preken nga asnjë ndryshim.

Me ligjin e ri të lejeve të drejtimit, nga 1 Janari parashikohet të vështirësohet provimi për të marrë patentën. Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave thonë se, nëse aktualisht për 40 pyetje të testimit, numri i lejuar i gabimeve është 7, nga Janari 2017, që të kalosh provimin lejohen vetëm 4 gabime.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: