Ndeshjet e Final Four do të nisin nesër, për të përcaktuar në tri javë se cila skuadër do të kurorëzohet kampione. “Panorama Sport” sqaron situatën sa i përket kartonëve të verdhë, por edhe atyre të kuq.
Kartonët e verdhë nuk mbarten në Final Four. Sa i përket kartonëve të kuq, rregullorja e FSHF shkruan: “Kartonat e kuq (teknik) në ndeshjen e fundit të Kampionatit Kombëtar të Abissnet Superiore nuk do të mbarten në ndeshjet Final 4”.
Në javën e fundit ishte Dejvi Metaj i Dinamos, i vetmi lojtar nga katër ekipet e Final Four që u ndëshkua me karton të kuq. Duke qenë se ishte për ndërhyrje të gabuar, do të jetë në dispozicion për Final Four.
Kështu asnjë lojtar nuk është i prekur nga kartonët. Nesër do të luhet sfida e parë, që vendos përballë Vllazninë me Dinamon.
