Teksa pritet që pas pak të nisë protesta e 54-të para Kuvendit të Shqipërisë, Policia e Shtetit ka bllokuar hyrjen drejt Parlamentit nga ana e Rrugës së Elbasanit, pranë urës.

Për pasojë, qytetarëve nuk u është lejuar kalimi në këtë segment rrugor, pavarësisht përpjekjeve të disa prej tyre për të kaluar drejt zonës ku do zhvillohet protesta.

Gjatë situatës janë shënuar edhe momente tensioni, pasi disa qytetarë debatuan me efektivët e policisë, duke kundërshtuar ndalimin e kalimit. Policia ka vijuar të mbajë të bllokuar hyrjen, duke mos i lejuar qytetarët të kalojnë.

“Hape rrugën, dua të iki në punë. A ma paguani ju ditën e punës? Pse më detyroni që t’i bashkohem protestës?”, dëgjohet teksa shprehet një qytetare. Protesta e sotme është e 54-ta me radhë që zhvillohet para Kuvendit, ku kërkohet dorëheqja e Ramës, ndërsa në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policore.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: