Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Fredi Rrushin, i cili akuzohet se rrëmbeu dhe vrau shokun e tij biznesmen, Ruzhdi Hoxha.

Po ashtu, kjo masë u dha dhe për Pajtim Rrushin, i cili dyshohet se ndihmoi të vëllain që të fshihte trupin e pajetë në Qafë Mollë, duke e mbuluar me zhavor në një humnerë.

Kujtojmë se vëllai i autorit të dyshuar kishte refuzuar disa ditë që të dorëzonte makinën të autoritetet, e cila përdorur për krimin.

Pas hetimeve, shumë fakte implikonin 42-vjeçarin, i cili akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës”, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb