SARANDË

Dy turistë kanë mbetur të plagosur pas një incidenti të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Syrit të Kaltër, një nga pikat turistike më të vizituara dhe më tërheqëse në Jug të vendit.

Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se nga reshjet e tepërta ka rrëshqitur një shkëmb duke shkaktuar dhe plagosjen e dy turistëve të huaj, njëri prej të cilëve izraelit.

Dy turistët kanë pësuar fraktura në gjymtyrët e poshtëm dhe janë duke marrë ndihmën mjekësore ne Spitalin e Sarandës. Sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se dy turistët kanë ardhur në Sarandë me një kompanie greke me krocierë për të vizituar zonat turistike.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb