Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku dy turistë të huaj u plagosën tek zona turistike “Syri i Kaltër”, autoritet shtetërore kanë marrë menjëherë masat duke bllokuar  lëvizjen në këtë pikë, shumë të vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.

Kjo ngjarje u shënua dje pasdite  pasi nga reshjet e tepërta të shiut ka rrëshqitur një shkëmb duke shkaktuar dhe plagosjen e dy turistëve të huaj, njëri prej të cilëve izraelit.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Shpresa Dine raporton se trau ku hyjnë turistët në zonën turistike është mbyllur përkohësisht pasi ekspertët po verifikojnë situatën nga afër nëse përbën rrezik për rënie gurësh apo jo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: