Afro 1500 hektar është sipërfaqja që është e domosdoshme të pyllëzohet në territorin e bashkisë Shkodër. Kjo për shkak të dëmtimit të pyjeve nga zjarret e viteve të fundit, prerjet e paligjshme apo edhe erozionit. Sokol Guri, drejtues i Federatës së Pyjeve për Shkodrën gjatë një aksioni për mbjelljen e fidanëve në njësinë Ana e Malit thotë se situata për pyjet vijon të jetë problematike sa i përket nevojës për pyllzim.

Mark Rupa, përfaqësues i organizatës CNVP mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim në këtë aksion për pyllëzimin në Anën e Malit, njësi e dëmtuar nga zjarret para pak vitesh thotë se moratoriumi i qeverisë në pyje ka ndikuar negativisht duke patur një rënie të sipërfaqes pyjore në Shkodër në vend që të ishte e kundërta.

Mark Vata është një banor i Anës së Malit dhe po ashtu drejton një shoqatë për pyjet i cili thotë se kjo zonë ka qenë e shquar për ullishte por në 30 vitet e fundit janë shkatërruar nga dora e njeriut.

Shkodra në rang kombëtar është një prej qarqeve me sipërfaqen më të madhe pyjore por po ashtu edhe një prej zonave e cila është dëmtuar më shumë qoftë nga zjarret e qëllimshme në pjesën më të madhe të rasteve, prerjen e paligjshme apo edhe si shkak i erozionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: