Ndonëse gjatë natës, Himara u përfshi nga zjarret masive, duke rrezikuar edhe banesat, tashmë situata paraqitet më e qetë dhe normale.

Në një lidhje për “News24”, gazetari Enrik Mehmeti raportoi se rreth 30 forca zjarrfikëse kanë punuar në mënyrë intensive gjatë gjithë natës për shuarjen e flakëve, të cilat kanë qenë pranë disa objekteve.

Fatmirësisht, siç raporton gazetari Mehmeti për “BalkanWeb”, në orët e para të mëngjesit zjarri është vënë nën kontroll, ndonëse ka ende vatra disa aktive.

Gazetari Mehmeti tha se Bashkia e Himarës ka kontaktuar me strukturat e tjera, të cilat do të angazhohen, nëse situata do të agravojë. Ndërkohë, mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndaj dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: