Italia do të ekzaminojë të gjithë të ardhurit e rinj nga Kina për Covid pasi autoritetet shëndetësore zbuluan se gjysma e pasagjerëve në dy fluturime për në Milano nga vendi aziatik ishin të infektuar.

Pekini më në fund ka braktisur strategjinë e tij “zero Covid”, shumë kohë pasi pjesa tjetër e botës filloi të jetonte me virusin dhe kjo ka çuar në një valë të madhe daljeje të infeksioneve të reja në mesin e popullsisë së tyre.

Kina do të heqë karantinën për udhëtarët që vijnë nga 8 janari, duke i dhënë fund disa prej kufizimeve më të ashpra kufitare në botë. Lëvizja u prit me gëzim nga qytetarët kinezë, të cilët nxituan të rezervonin fluturime ndërkombëtare, duke shkaktuar një rritje të çmimeve të biletave.

Megjithtë Bloomberg raporton se deri në 50% e pasagjerëve në dy fluturime për në Milano nga Kina rezultuan pozitivë për Covid, duke bërë që qeveria italiane të kthejë testimin e detyrueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: