Kreu i forcës paqeruajtëse të OKB-së në Liban, gjenerallejtënant Aroldo Lázaro, ka deklaruar se nuk ka një zgjidhje ushtarake për konfliktin dhe dhunën në Lindjen e Mesme.

Ai u shpreh se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e situatës është një zgjidhje politike apo diplomatike.

Ai përsëri paralajmëroi për përshkallëzim të mundshëm ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis Izraelit dhe Iranit dhe sulmeve pothuajse të përditshme me raketa nga grupi i Hezbollah i mbështetur nga Irani përtej kufirit Izrael-Liban.

Izraeli është përgatitur për luftë me Hezbollahun prej muajsh, pasi ka evakuuar më shumë se 40 komunitete në veri të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: