Po qarkullojnë imazhe që tregojnë se Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një test të raketave balistike me bazë nëndetëse.

Fotot, të cilat u shkrepën më parë gjatë muajit gusht, thuhet se tregojnë përgatitjet e ngjashme nga vendi në krahasim me ato të gushtit të vitit të kaluar kur testuan së fundmi një raketë me bazë nëndetëse.

Ekspertët ushtarakë kanë thënë se Koreja e Veriut, e udhëhequr nga Kim Jong-Un, është duke u përpjekur për të përmirësuar flotën bërthamore me bazë në det dhe sistemin e nisjes së nëndetëses Pukguksong-1.

Publikimi i imazheve vjen në mes të një periudhe tensionesh të ngushta midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara me të dyja palët që lëshojnë kërcënime kundër njëra-tjetrës. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb