TIRANE

Për ministrinë e Shëndetësisë, distancimi fizik është i domosdoshëm me qëllim që COVID 19, të mos vijojë të përhapet. Në përgjigje të interesit të medias, zv/ministrja Mira Rakacolli u shpreh se efektet nga hapja e masave do të shihen pas dy javësh. Rakacolli theksoi se rrezikojmë të kthehemi edhe pas, nëse pas dy javësh do të kemi rritje të rasteve me COVID-19.

“Distancimi fizik është i domosdoshëm. Nëse nuk do kemi distancim fizik sëmundja do vijojë të përhapet, sepse nuk kemi thënë se sëmundja është larguar, përkundrazi hapja e masave, do të duket pas dy javësh.

Nëse pas dy javësh do të kemi rritje rastesh ka mundësi të kthehemi edhe pas. Ndaj pavarësisht masave të lejuara, në ato vende që lejohet biznesi të vazhdojnë të ndahen distancimi fizik dhe gjithë masat e tjera të rekomanduara që kanë të bëjnë me higjenën personale dhe atë të ambjentit.” -u shpreh Rakacolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb