INDONEZI

Pas 3 ditësh kërkime në Indonezi, është gjetur më në fund një prej kutive të zeza të aeroplanit Sriwijaya Air që u rrëzua në det.

Në një punë të përbashkët, kutia e zezë ishte lokalizuar fillimisht, por u desh kohë që të gjendej.

Nga ana tjetër ka dhe një kuti të zezë nën det, që nuk është lokalizuar ende, por autoritetet shpresojnë se me anë të pajisjeve teknologjike, nënujore dhe zhytësve do e gjejnë për të zbardhur të plotë rrëzimin mister të aeroplanit fill pasi u ngrit nga Xhakarta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb