Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Støre tha të shtunën se katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një aksident avioni.

“Me pikëllim të madh morëm mesazhin se katër ushtarë amerikanë vdiqën në një aksident ajror mbrëmë”, tha ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Ushtarët morën pjesë në stërvitjen e NATO-s ‘Përgjigjja e Ftohtë’. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e ushtarëve, të afërmit dhe bashkëluftëtarët në njësinë e tyre,” shtoi ai.

Avioni ushtarak amerikan u rrëzua në Norvegjinë veriore të premten me katër persona në bord gjatë stërvitjeve të NATO-s.

Avioni MV-22B Osprey, i caktuar për njësinë ushtarake të Forcave të Ekspeditës Detare II (MEF), ishte në një mision stërvitor në kontenë Nordland, Norvegjia veriore, të premten, thanë Forcat e Armatosura Norvegjeze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb