Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me rrëzimin e helikopterit në Kiev, ku 16 persona humbën jetën, përfshi ministrin e Brendshëm një zv.ministër dhe 10 fëmijë.

“U prehshin në paqe ata që humbën jetën në këtë ditë e zezë”, shkruan Zelensky.

“Denis, Geven, Yuri, ekipi i Ministrit të Punëve të Brendshme…patriotë të vërtetë të Ukrainës. U prefshin ne paqe! shtoi presidenti ukrainas.

Monastirsky, i cili u emërua nga Presidenti Zelensky në vitin 2021, ishte në krye të policisë dhe sigurisë së brendshme të Ukrainës dhe është zyrtari më i lartë ukrainas që është vrarë që nga fillimi i luftës. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një ndërtesë të përfshirë nga flakët, ndërsa njerëzit dëgjohen duke bërtitur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb