Do të kthehet për të mbyllur sezonin me formulën aktuale, ose do të pezullohet përfundimisht. Nuk ka rrugë të mesme për pjesën e mbetur të kampionatit italian të ndërprerë si pasojë e pandemisë së Covid-19, pasi plani për të ndryshuar format nuk gjen mbështetjen e klubeve të Serie A. Liga Italiane e Futbollit pretendon një plan B nëse qeveria nuk jep dritën jeshile për t’u kthyer në fushë deri më 20 qershor.

4472eea82ec0b2cc0981a386b7c613c3
4472eea82ec0b2cc0981a386b7c613c3

Një skenar është mbyllja e sezonit me “play-off” dhe “play-out”, por nryshimi i formulës në këtë moment do të detyronte klubet e pakënaqur të drejtoheshin në dyert e gjykatave sportive dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë, kjo pistë e Ligës rrëzohet, teksa fati I Serie A do të vendoset të enjten, kur pritet edhe vendimi përfundimtar i qeverisë në vend.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: