KAPSHTICA

Pika Kufitare e Kapshticës ka regjistruar një rritje të hyrjeve të shtetasve nga Greqia. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në 24 orët e fundit 508 shtetas kanë hyrë nga Kapshtica së bashku me 160 mjete të tonazhit të rëndë.

Po ashtu me afrimin e festave të fundvitit, pritet që si gjithmonë të ketë një rritje të konsiderueshme të hyrjeve pavarësisht masave shtrënguese, kufizimeve dhe pandemisë.

Aktualisht pika kufitare e Kapshticës punon me 2 sportele teksa Greqia dy ditë më parë vendosi që të mbajë mbyllur këtë pikë me Shqipërinë deri më 7 janar. Ndërkohë nga Greqia shtetasit mund të hynë si këmbësorë drejt Greqisë, teksa lejohen edhe kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb