Rriten rastet e konfirmuara me COVID-19 në Kosovë. Mësohet se dy zyrtare të Shërbimit Korrektues kanë rezultuar pozitivë. Shërbimi Korrektues i Kosovës me rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve dhe të Institutit kombëtar të Shëndetësisë Publike kreu testin për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, ku dy prej tyre rezultuan pozitivë.

Në njoftimin për media thuhet se të njëjtit janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.
“Pas gjithë kësaj, edhe pse nuk ka pasur ndonjë indice që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre”, thuhet më tej.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, të cilat dalin nga plani operativ “koronaVirus”, ndërsa thekson se çdo gjë është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.

Më heret numri i personave te prekur ishte 112.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb