Numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në Rusi u rrit sot me një rekord të brendshëm prej më shumë se 2 500 rastesh, një rritje me 16% nga një ditë më parë, duke arritur në një total prej më shumë se 18 300 të infektuar.

Pothuajse dy të tretat e këtyre rasteve, rreth 11 500, janë regjistruar në Moskë, ku këtë javë qeveria forcoi masat e izolimit.

Shërbimi federal i monistorimit njoftoi se më shumë se 140 000 persona në të gjithë vendin ishin sot nën vëzhgim mjekësor me dyshimin se mund të ishin të infektuar.

Numri i rasteve në Rusi është rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit, ku zyrtarët federalë presin një rritje të mëtejshme gjatë këtij muaji.

Rusia ka regjistruar pothuajse 150 viktima, shifër relativisht e ulët për një vend të madh në mes të pandemisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb