Me kalimin nga “ekskluziviteti” i VIP-ave te të gjithë të interesuarit, nga “vetëm” femra tek edhe meshkuj, duket se ndërhyrjet estetike në Shqipëri po rriten nga viti në vit. Por sa më shumë ka një rritje të numrit të personave që bëjnë ndërhyrje aq më shumë rritet dhe tendenca për t’i mohuar ato.

Një ndër të ftuarat në panelin e Vila24, drejtuar nga Anila Çela zbuloi ndërhyrjen që kishte bërë në hundë dhe përjetimet pas operacionit. Gazetarja Romina Braho për herë të parë foli për kompleksitetin që kishte për ta pranuar para miqve që kishte bërë këtë ndërhyrje.

“Unë kam bërë hundën para një viti dhe jam penduar që nuk e kam bërë më herët, më ka ndryshuar jeta 360 gradë. Jam rritur me komplekse pasi e kam pasur hundën e thyer, gjithmonë kujdesesha që problemi im të dukej sa më pak. Nuk i kam fshirë fotot e vjetra nga Instagrami por e kam të vështirë të shoh veten si kam qenë më parë. Pas ndërhyrjes nuk kam treguar, e kisha problem të flisja për këtë pjesë, mendoja pse të jem unë e para që ta them publikisht”- tha gazetarja!

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb