Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, foli sot në një konferencë për shtyp për rritjen e çmimeve në Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se rritja e çmimeve është një shqetësim, duke shtuar se në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria ka rezultuar me inflacionit më të ulët.

“Shqetësim ka qenë rritja e çmimeve. Për muajin maj inflacioni rezultoi në nivelin 6.7%. Duhet theksuar se norma e lartë e inflacionit, në fakt nëse krahasojmë muajt maj me prill kemi pasur një reduktim të normës me 0.5%, ndërsa nëse iu referohemi çmimeve të ushqimeve dhe pijeve kemi pasur reduktim të çmimeve. Rritje çmimesh ka pasur vetëm transporti me 0.5%.

Sa i përket diferencës me vendet e rajonit, Shqipëria ka rezultuar me inflacion më të ulët se të gjitha vendet e rajonit, madje dhe në ushqime e pije, ku ka pasur një inflacion prej 11.7%”, tha ministrja Ibrahimaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb