GJERMANI

Gjermania duket se do të shtyjë Lock-Down e vendosur për Krishtlindje përtej 10 janarit. Rritja e rasteve dhe viktimave nga COVID-19 nuk po ndalet në Gjermani, dhe ministri i shëndetësisë Jens Spahn ka konfirmuar për RTL se duhet një shtyrje e masave.

Sipas mediave të huaja Merkel dhe liderët e rajoneve kanë rënë dakord për këtë dhe po e dsikutojnë, por nuk dihet se deri kur do të zgjaten masat.

Në Gjermani si në të gjitha vendet te tjera të BE ka nisur vaksinimi, por shifrat vijojnë të jenë të larta edhe këtë vit të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb