Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në një pikë grumbullimi të fruta-perimeve në Fushë-Krujë, biznes që ka përfituar nga programi i AZHBR-së. Teksa inspektoi nga afër investimet, Rama nuk i kurseu as batutat me punonjësit, por dhe me pronarin e kësaj sipërmarrje.

Kreu i qeverisë i pyeti punonjëset nëse pronari i paguante mirë, ndërsa ato iu përgjigjën se ishin të kënaqura.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama-punonjësve:
Ju paguan mirë ky mo?

Punonjëset: Po shumë mirë

Biznesmeni: 350 mijë lekë

Rama: Duhet t’ua rrisësh pak se po të shtohet puna.
Biznesmeni: Patjetër që po. Ju faleminderit juve për ndihmën

Rama: Shyqyr që po shtohen ata që jo vetëm mund të punosh në Shqipëri, por kur ke vullnet dhe pasion, këtu bën çudira. këtu jetohet më mirë, se atje ça do bësh ti?! (Jashtë). Të uroj shëndet, ule pak këtë ( I bie me dorë tek barku me shaka)
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb