Në kuadër të reformimit të thelluar të sistemit të inspektimit dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian, po zbatohet një program i avancuar trajnimi që synon kualifikimin shumëdimensional të inspektorëve në Republikën e Shqipërisë.
Në këtë kontekst, kualifikimi i inspektorëve nuk mund të kufizohet vetëm në njohjen e kuadrit ligjor dhe procedural. Ai kërkon një formim gjithëpërfshirës dhe shumëdimensional, që përfshin: zotërimin e thelluar të legjislacionit dhe standardeve teknike, zhvillimin e aftësive të buta, si komunikimi efektiv, menaxhimi i konflikteve dhe ndërtimi i besimit; përvetësimin e koncepteve dhe praktikave të lidhura me qëndrueshmërinë, përfshirë aftësitë e gjelbra dhe ndërgjegjësimin për ndikimin mjedisor të aktiviteteve ekonomike.
Kjo i mundëson inspektorëve të veprojnë jo vetëm si autoritete kontrolluese, por edhe si këshilltarë të besueshëm dhe partnerë të biznesit në përmbushjen e standardeve ligjore, mjedisore dhe etike.
“Takimet kemi vendosur t’i bëjmë një herë në 2 javë, jo vetëm si kërkesë llogarie por bashkëbisedim dhe Inspektori i Përgjithshëm nuk duhet të shohë gjithçka nga zyra por të prekë problematikat e inspektorëve në terren”, u shpreh kryeinspektori Dashnor Sula në takim.
