Një person është proceduar penalisht pas ngjarjes së ndodhur dje në një minierë në zonën e Martaneshit. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Matit, në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku në një galeri në Batër të zonës Martanesh, mbetën të asfiksuar disa punëtorë, në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: