Një rrjedhje gazi është regjistruar në një karburant në aksin Krujë-Fushë-Krujë në afërsi të lagjes Hoxhë.

BalkanWeb mëson se rrjedhja e gazit ka qenë e madhe dhe shkak i saj dyshohet se është bërë një guarnicion i prishur. Rrjedhja e gazit rrezikonte seriozisht shpërthimin e bombolës prej disa mijëra litra gaz, e cila do sillte pasoja në zonën e banuar përreth.

Falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikëses së Krujës u bë e mundur izolimi i rrjedhjes së gazit dhe freskimi me ujë dhe shkumë i depozitës. Fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz dhe as dëme materiale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: