Dhjetëra Banorë të Njësisë̈ Administrative Seneballaj në Rrogozhinë kanë protestuar sot për mungesën e rrugës që lidh lagjet e tyre me qendrën e fshatit dhe aksin kryesor Peqin-Rrogozhinë.

Rruga ekzistuese është̈ e pakalueshme nga mjetet ndërsa banorët ankohen se për të shkuar në shkollë fëmijëve u duhet të veshin çizme. Të indinjuar nga mungesa e vëmendjes së pushtetit qendror dhe lokal ata shprehen se kanë 30 vite që politika i mashtron për ndërtimin e rrugës.

Ata thonë̈ se mungesa e rrugës është̈ kthyer në problem të madh për ta, pasi në rastet urgjente autoambulanca e ka të pamundur të shkojë për shkak të kushteve të këqija të kësaj rruge, ndërsa të sëmurin duhet ta dërgojnë̈ në krah deri në afërsi autostradës.

“Politika për ne nuk ka bërë̈ asgjë̈. Ja shikoni këtë̈ rrugë dhe e kuptoni. Kjo Njësi Administrative ka 30 vjet që qeveriset nga socialistët, por këtë̈ dhe shumë rrugë të tjera këtu në fshat nuk është̈ vënë̈ dorë fare. Fëmijët shkojnë̈ në shkollë me çizme dhe në disa raste nuk shkojnë̈ fare sepse rruga është̈ e pa kalueshme”, shprehet një̈ banor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një̈ tjetër banor thotë̈ se “Në këtë̈ rrugë mund të kalojë autoambulanca dhe sa herë që ne keni urgjencë të sëmurët i dërgojmë̈ në krah deri në rrugën kryesore. Ky është̈ turp, jetojmë̈ në 2021 dhe ne nuk kemi akoma rrugë”.

“Njësia Administrative Seneballaj është̈ një̈ nga zonat ku është̈ investuar më pak ose fare për ndërtimin e rrugëve, duke na ne banorëve të izoluar nga qyteti”, thotë̈ një̈ tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb