MILANO- Koha e keqe me stuhi rrufesh dhe erëra të fortë ka krijuar probleme në aeroportin e Malpensës në Milano, ku për pasojë është ndërprerë edhe energjia elektrike. Siç raportojnë mediat italiane, pasditen e sotme nuk ka pasur fluturime për një orë, nga ora 18:00-19:00.

Mësohet se një rrufe goditi një nga stacionet e energjisë në aeroport, duke shkaktuar kështu edhe kaosin, shkruan Corriere. Pasagjerëve u është dashur të presin, deri në rikthimin e energjisë.

Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka pasur anulime të fluturimeve, por vetëm vonesa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb