Reshjet e fundit të shiut e kanë kthyer Rrugën e Arbrit në një liqen. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës vijon të këtë problem për drejtuesit e automjeteve. Sa herë ka reshje shirash kjo pjesë e rrugës përmbytet për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore.

Mbrëmjen e kaluar uji në rrugë ka arritur në një lartësi të konsiderueshme duke penguar qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve. Drejtuesit e automjeteve thonë se i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është me probleme që nga bajpasi i Murrizit e deri në Bulqizë.
Rënie gurësh ka pasur edhe në segmentin Bulqizë – Maqellarë të rrugës së Arbrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb