Zgjedhjet për këshillat komunalë që u mbajtën javën e kaluar në Britaninë e Madhe, dhanë aspak cuditërisht një rezultat shumë domethënës. Fitoren e partisë Reform UK të Nigel Farage, e bashkëshoqeruar nga partia e ish bashkëpunëtorit të tij Rupert Loëe të Restore Britain, si dy të ngjashëm në rrugën e tyre konservatore. Rezultati Ishte aspak I cuditshëm në kuptimin e sondazheve që I nxirrnin të dyja partitë e reja në krye prej kohësh, në kurriz të dy partive tradicionale, asaj Konservatore dhe Laburiste që kanë qeverisur Anglinë prej qindra vitesh në një rotacion të pafundëm mes njëra-tjetrës.

E pra dy humbësit e mëdhenj janë pikërisht dy partitë mazhoritare historike, që si asnjëherë më parë nuk dolën parti e parë në zgjedhje, me një projeksion të qartë për zgjedhjet e ardhshme qoftë edhe të parakohshme. Farage me shumë gjasa do të jetë Kryeministri i ardhshëm britanik. Jo se zgjedhjet e pjeshme lokale nuk kanë njohur edhe fitore të përkohshme të partive të reja apo të vogla si sfiduese, për t’u kthyer më pas sërish thjeshtë në parti po sfiduese në zgjedhjet pasaardhëse, pa fituar dot. Pasi këtë e kemi parë në Francë me Frontin Kombëtar dhe AFD në Gjermani. Por me shumë gjasa kjo nuk do të ndodhë sepse rezultati i zgjedhjeve lokale në Britani ka dhe arsye të qënësishme që të mos jetë një fitore e tipit “flakë kashte” e Reform UK, por vijim i një rrugëtimi të nisur kohë më parë.

Koha tregoi se Reform UK e kaloi testin e të qënit një parti post-Brexit, pra me një qëllim të tejkaluar. Daljen e BM nga BE, e për inerci të vazhdonte të merrte ende një numër të caktuar votash thjeshtë për këtë shkak. Ajo i mbijetoi edhe propagandës së medias tradicionale liberale që përshkruan daljen nga BE si një dështim ekonomik e politik. Farage dhe Lowe pavarësisht nga ndarja mes tyre, treguan se kanë kapur thelbin e krizës së “Perëndimit të Përcarë” siç do shkruante i ndjeri Habermas. Ose më saktë dy shpejtësitë e perëndimit. Njërës të përfaqësuar nga partitë tradicionale apo flukset që ende i drejtojnë nën retorikën e viteve ’90 dhe 2000 si Konservatorët, Laburistët, Kristian-Demokratët, Liberalët, Demokratët në Amerikë etj.. Fakti është se establishmenti liberal i pas Luftës së Ftohtë vazhdon e përjeton një iluzion sikur perëndimi nuk po përballet realisht me dy probleme të mëdha. Emigracionin e paligjshëm që përfshin dhe Islamin Politik apo Radikal, e Globalizmin që tashmë është veçse një kujtim i dekadës së mëparshme, por për rënien e të cilit leaderat tradicionale ende nuk janë njoftuar se ka vdekur bashkë me partitë që ata ende drejtojnë. E prova më e gjallë e c’është sipërcituar është dhe rikthimi krejt atipik i Trump në pushtet, fill pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020. Atëherë kur establishment i vjetër gëzoi para kohe pa ditur pse, por vetëm çfarë!

Por për të kuptuar atë që ndodhi në Britaninë e Madhe apo në SHBA e para 1 viti e gjysëm, duhet kuptuar se cilat janë arsyet e këtij tërmeti politik. Pra sic u tha më lart, arsyet janë pikërisht cështja e emigracionit të paligjshëm si kercënim për identitetin kombëtar, dhe globalizmin si një rrezik jo në kuptimin demografik por pastërtisht ekonomik dhe politik, aty ku Kina “shkëlqen” si antagoniste e atij që quajmë “perëndim”. Këto dy pasoja të hapjes së madhe ekonomiko-politike globaliste ndaj vëndeve në zhvillim si Kina, dhe hapjes se kufijve për “qytetarët e përbotshëm” kryesisht nga Lindja e Mesme e Afrika e Veriut apo dhe Sub Saharaja, kanë sjellë dhe shkundjen e opinionit në Evropë dhe SHBA, duke prodhuar konservatorizmin e ri. Një konservatorizëm që ka në thelb disa principe si “interesi kombëtar” para atij global, rritjen e ekonomive kombëtare, mbrojtjen e rendit politik demokratik, tregun e lirë, identitetin historik e fetar, pra me pak fjalë një kthim tek disa vlera të patjetërsueshme që i qëndrojnë kohës.

Qartësisht skepticizëm ndaj risive të dëmshme që cënojnë përbashkësinë shoqerore të ndërtuar pas shekujsh të tërë. E kjo histori apo identitet i përbashkët nuk ardhur deri më sot pa sakrifica, trauma, përplasje. E fundit ishte Lufta e Ftohtë, në të cilën përballë SHBA dhe Evropës Perëndimore qëndronte Bashkimi Sovjetik si ana e kundërt e medaljes së demokracisë e tregut të lirë. Por ja që edhe ajo fitore titanike u vu në dyshim sërish nga e majta, por këtë herë jo nga komunistët por modeli i autokracisë moderne kineze të kapitalzmit shtetëror, ç’ka në fakt është lajthitje në objekt, pavarësisht së qëllimi i vërtetë është kthimi i Perandorisë së madhe pas ‘Shekujve të Turpërimit”. Pasi fjalët “kapitalizëm” dhe “shtetëror” nuk mund të qëndrojnë bashkë në të njëtin togfjalësh, ndaj dhe nuk duhen marrë aq seriozisht për nga teksti, por nga përmbajtja. E po ti shtosh panoramës së sotme të rrezikut që I vjen perëndimit dhe nga islamin radikal, ja ku kthehemi sërish në vitesh ’60-70 të shekullit të kaluar. E mesa duket jo rastësisht! Por këtë herë në forma të ndryshme por me thelb të njëjtë. Lindja që sfidon perëndimin edhe me bashkëpunimin e faktorëve politikë që gjallojnë brenda vetë perëndimit. Sërish në emër të dogmave. Atëherë komuniste, tani liberale.

Nëse gjatë Luftës së Ftohtë ishin partitë apo rrymat komuniste nga Italia në Francë e Gjermania në SHBA rreziku për ta shëmbur perëndimin nga brenda, sot janë liberalët dhe neo-konservatorët apo ambientalistët e ish Kristian-Demokratët(formalisht quhen ende të tillë) që përbëjnë të njëjtin kërcënim. Dhe fillesa e kësaj “rrëshkitjeje” të paktën në të mëngjër të politikës angleze por që u përhap kudo në perëndim, ishte pikërisht “Rruga e Tretë” e Tony Blair apo edhe pa këtë titull e Bill Clinton. E majta globaliste që do shpëtonte botën nga fukarallëku, por që në fakt po dobësonte ekonomikisht e tkurrur demografikisht Evropën e SHBA. është e trishtueshme të shohësh rrugët e shkollat e metropolove që po zbrazen nga qytetarët e fëmijët etnikë gjermanë, francezë, spanjollë, suedezë, amerikan etj.. Por jo sepse ata jo etnikë janë të dorës së dytë, por thjeshtë sepse shpeshherë nuk respektojnë traditat dhe zakonet e gjetura. E njëjta gjë ndodh me rënien e ndjeshme të industrive prodhuese perëndimore. Kur sheh vitrinat e faqet onlinë të mbushura me mallra të kompanive kineze të subvencionuara nga qeveria e tyre, që po zëvendësojnë mallrat Made in Europe apo Made in USA , kupton se perspektiva ekonomike e perëndimit është deprimuese. Osë mësë paku shqetësuese.

Këto janë dhe aryset pse Farage fiton apo Trump rikthehet. Pasi qytetarët britanikë e amerikanë kanë kuptuar në shumicë se kjo është luftë për mbijetësën e atyre vetë. Shumë politikanë të qendrës që po dalin në periferi të politikës, kanë harruar se “Evropa e parë e bashkuar” ishte ajo e Karlit të Madh që i dha kontinentit te vjetër identitetin Kristian me vlerat që mbarte dhe prodhoi. Që nga pluralizmi e dinjiteti njerëzor, liria dhe ndarja e pushteteve, prona private dhe të drejtat politike.

E meqënëse e kanë harruar, po rrezikoijnë të harrohen ata nga shumica e votuesve që për pak po harronin se ishin avantguadi i botës pikësrisht prej kësaj tradite e këtyre vlerave. “Rruga e Tretë” ka humbur jo vetëm zgjedhjet para një jave në Britaninë e Madhe, por po humb dhe shansin për ta rigjetur atë, rrugën e saj. Kokëfortësia e Starmer për të mos dhënë dorëheqjen është shenjë e këmbënguljes për të mos pranuar të vërtetën e madhe të ndarjes nga historia dhe asaj që vjen pas saj.

Dhe mbi të gjitha sepse ëndrra Poperiane e ‘Shoqerisë së Hapur’, porsi një iluzion dogmatik është katandisur në një makth si “Shoqerie e Shqyer”, c’ka votuesit e thjeshtë e kuptojnë më mirë se disa elita.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb