Përveç investimeve për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, u përgjigjet në një kohë mjaft të shpejtë ankesave dhe problematikave të qytetarëve, duke i dhënë atyre zgjidhje.

Kështu deklaron Bashkia e Tiranës, e cila njofton se kësaj here UKT ka investuar në rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke i dhënë fund problemeve të banorëve të kësaj zone.

Bashkia Tiranë ka ndërmarrë një sërë investimesh në rrjetin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, duke shtuar sasinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, si dhe duke shmangur përmbytjet në periudhën e reshjeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb