SELENICË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar qytetin e Selenicës, në Vlorë.

Meta shprehet se mezi ka pritur që të shkojë në Selenicë, kurse shton se rruga e shkatërruar në këtë vend, duhet të rregullohet menjëherë. Kreu i Shtetit vlerëson se Selenica është qytet me pasuri të jashtëzakonshme, por i braktisur prej vitesh në mjerim dhe në vuajtje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Postimi i presidentit të Republikës Ilir Meta:

Mezi kisha pritur të vizitoja Selenicën, këtë qytet me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por të braktisur prej vitesh në mjerim e vuajtje, për të biseduar hapur, sy më sy, me kërkesë të tyre, me banorët e mrekullueshëm të saj.

Më njohën me problemet e shumta të përditshmërisë së tyre, nga mungesa e vendeve të punës, investimeve dhe shfrytëzimi pa kriter i tokave bujqësore nga biznesmenë të lidhur me pushtetin.

Të gjithë ishin njëzëri në kërkesën kryesore, ndërtimin e rrugës.

I informova në detaje për të gjitha përpjekjet e mia të palodhura për ndërtimin pa vonesa të saj dhe për të mos lejuar më talljen me Selenicën, duke i garantuar se përherë do të jem në krahun e tyre.

RRUGA E SELENICËS TË NDËRTOHET MENJËHERË dhe banorët e kësaj zone të mos penalizohen më nga arroganca, braktisja dhe korrupsioni. ??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb