Inxhinieri projektues Romeo Nazarko, i ftuar në emisionin “Në shënjestër” në News24 me gazetaren Klodiana Lala, ka deklaruar se licencat e drejtorëve teknikë që duhet të shihnin punën në terren, qarkullojnë  mes kompanive në Shqipëri.

Ai u shpreh se për këto raste është bërë edhe kallëzim në Prokurori pror se hetimi është pushuar.

Nazarko: Këtu nuk ka institucion të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Ka drejtues teknik që duhet të ishin në terren që janë në emigrim dhe licencat e tyre gjezdisin nëpër kompani. Kemi kërkuar krijimin e Urdhrit të Inxhinierit sepse Ministria nuk po i kontrollon apo nuk ka interes ti kontrollojë.

Lala: I jeni drejtues prokurorisë për këto raste?

Nazarko: Është bërë kallëzim në prokurori dhe është pushuar me idenë se është një vendim kolegjial e ne nuk hetojmë. ne e kemi bërë detyrën tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb