Kamza është një nga bashkitë që duket se ka qenë e ‘blinduar’ nga kamerat e sigurisë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje live për News24 se në këtë bashki janë çmontuar 60 kamera, të cilat ishin vendosur të gjitha në banesat private. Po ashtu mësohet se të gjitha rrugët e kësaj bashkie monitoroheshin nga kamerat e vendosura paligjshmërisht.

Një tjetër element interesant që del në kuadër të operacionit “Fijet” të ndërmarrë prej disa ditësh nga Policia e Shtetit, rezulton se Vora është ndër bashkitë që deri më tani nuk është gjetur asnjë kamer sigurie e paligjshme. Në qarkun e Tiranës janë gjetur në total deri tani 220 kamera.

Po ashtu, policia vijon monitorimet në zonat ku janë çmontuar këto kamera, për të evidentuar nëse do të tentohet të rivendosen sërish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb