Ndërkohë përpara se të niste mbledhja për “Reformën Zgjedhore”, Gjiknuri shpreh habinë se përse gazetarët ishim mbledhur aq herët përpara kryesisë, kurse vetë mbante një kafe me gotë plastike në dorë.

Vasilika Hysi sakaq i kërkon ndjesë për pamjen medias tashmë që është e detyrueshme sipas saj për të mbajtur maskën dhe dorezat, por thekson mallin për ta, pas kaq kohësh pa i parë fizikisht.

Kujtim Gjuzi ka irritimin e tij gjatë seancës fillimisht për kryetarin Ruçi të cilit i thotë se ndërprerja e fjalës si në komunizëm nuk është e mirë, ndërsa më pas i drejtohet ministrit Lleshaj se prej tij nuk e priste qëndrimin që mbajti. Këto dhe të tjera përgatitur në montazhin dashamirës nga Riolind Luzi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb