Si çdo puntatë, në fund të emisionit “Kjo Javë”, rubrika gazmore ka rezervuar momentet më pikante të regjistruara përgjatë aktiviteteve të ndryshme të zhvilluara ne Tiranë dhe jo vetëm.

Pjesën kryesore e ka zënë dita e verës të cilën kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, e shtyu në bazë të një sondazhi të zhvilluar në facebook, për shkak të kohës së keqe që përkonte me 14 Marsin.

Aq të ngjeshura kanë qenë aktivitetet e ‘lali Erit’ sa edhe vetë stafi duket se “mërzitet” me praninë e madhe të njerëzve në shesh, por kryebashkiaku vijon të vendosë lirisht veroret në duart e fëmijëve.

Fokus kanë qenë edhe “Komisioni i veprimtarive prodhuese” ku anëtarët kanë qëndruar tërësisht të shkujdesur edhe pse ne mbledhje kamerat kanë qenë tepër vigjilente.

Pjesë e rubrikës është edhe ish-deputeti i PD Klevis Balliu i cili i kërkon kryeministrit Rama t’i thërrasë mendjes në fund të fjalës së tij të mbajtur përpara banorëve të Unazës së Re.

Ndërsa ka lënë për të dëshiruar, fjalimi i lexuar keq i Rudina Hajdarit mes lapsuseve të njëjpasnjëshme si rezultat i të parës herë që mbante fjalën në kuvendin e Shqipërisë, pas refuzimit të diegies së mandatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb