Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, njëherësh edhe Kryetar i Grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, zhvilloi mbledhje me grupin e deputetëve “Miqtë e fëmijëve”.

“Kjo mbledhje është vazhdimi i mbledhjes së rradhës të grupit “Miqtë e Fëmijëve”, në përfundim të asaj mbledhje konstatuam dhe arritëm në një përfundim që në fund të muajit Shtator do të mblidheshim për të konkretizuar zgjidhjet dhe shqetësimet si nga partnerët tanë të organizatave ndërkombëtare ashtu edhe të ekspertëve për një problem shumë të madh që është çështja e mos regjistrimit të një numri të konsiderueshëm fëmijësh, dhe arritëm në përfundimin se kjo kërkon një zgjidhje ligjore. Gjatë kësaj periudhe të shkuar, në zbatim të atyre konkluzioneve që ishin arritur nga studimet e bëra, ekspertët kanë punuar dhe kanë arritur në një projekt-draft për zgjidhje ligjore të kësaj çështje.”- u shpreh z. Ruçi.

Projektligji parashikon se për fëmijët e lindur jashtë vendit, regjistrimi bëhet në gjendjen civile të atij vendi dhe, kur kjo është e pamundur, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore shqiptare në vendin pritës. Gjithashtu, ndryshimet ligjore janë një hap edhe në drejtim të përmbushjes së një prej pesë prioriteteve kyçe të integrimit evropian: garantimit të të drejtave të njeriut.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb